Abdixhiku e kritikon Kurtin për “gjuhë linçuese”: Nëse i ndodh diçka ndonjë njeriu të LDK-së, përgjegjës është ai - NACIONALE

Abdixhiku e kritikon Kurtin për “gjuhë linçuese”: Nëse i ndodh diçka ndonjë njeriu të LDK-së, përgjegjës është ai

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, që u rikonfirmua vikendin e kaluar, ka folur rreth gjuhës në skenën politike të Kosovës. Në fakt, Abdixhiku është ankuar për gjuhën linçuese të pushtetit ndaj LDK-së, e cila gjuhë, sipas tij, po nxitet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Madje, ai ka theksuar se nëse i ndodh diçka ndonjë anëtari të LDK-së, për shkak të kësaj gjuhe linçuese, ateherë përgjegjës është Kurti.

“Dhe me një gjuhë të tillë dhe i drejtohem gjithë anëtarësisë së LDK-së, ku ai (v.j. Kurti) të atakon gjithë deputetët dhe gjithë strukturat politike të LDK-së si tradhtarë. Dhe si kryetar i partisë më të vjetër shqiptare në Kosovë, ju them që nesër nëqoftëse i ndodh diçka një njeriu të LDK-së, për shkak të një gjuhe të tillë politike linçuese, përgjegjësinë ta kërkoni vetëm të një njeri, te kryeministri i Kosovës që nxit një gjuhë të tillë.” – tha Abdixhiku në “Debtat Plus” të RTV Dukagjinit.

Lajme të ngjashme