Abdixhiku dhe mbi 10 anëtarë të LDK-së janë të ftuar nga ShBA-ja në Lutjet e Mëngjesit - NACIONALE

Abdixhiku dhe mbi 10 anëtarë të LDK-së janë të ftuar nga ShBA-ja në Lutjet e Mëngjesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe mbi 10 anëtarë të partisë janë ftuar të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Sipas burimeve brenda LDK-së të ftuar në Lutjet e Mëngjesit janë kryetari i LDK-së dhe bashkeshortja e tij znj. Albina Abdixhiku.

Pjesë e delgacionit do të jenë edhe nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Doarsa Kica Xhelili, si dhe sekretarët Imri Ahmeti dhe Sokol Haliti.

Po ashtu në Lutjet e Mëngjesit do të jenë edhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Xhafer Gashi, Alush Gashi dhe Visar Azemi.

Lajme të ngjashme