Abdixhiku dërgon Alush Gashin në Konventën e Demokratëve - NACIONALE

Abdixhiku dërgon Alush Gashin në Konventën e Demokratëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka dërguar prof. Alush Gashin që ta përfaqësoj LDK-në në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të ShBA-ve.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.

LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lidhjes Demokratike.

E plotë:

I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.

Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.

LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.

Lajme të ngjashme