Abdixhiku: 21 për qind e votuesve të rinj kanë votuar LDK-në, kjo është e pazakonshme - NACIONALE

Abdixhiku: 21 për qind e votuesve të rinj kanë votuar LDK-në, kjo është e pazakonshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se të dhënat e para janë se 21 për qind e votuesve që kanë votuar për herë të parë, kanë votuar për LDK.
Sipas tij, kjo është shenjë e pazakonshme dhe për këtë është tejet i lumtur.
’Ajo çfarë kemi parë nga të dhënat e para është që 21 për qind e votuesve që kanë votuar për herë të parë, kanë votuar LDK-në, që është shenjë e pazakonshme. Shumë i lumtur jam për këtë, sepse po kthehemi të gjenerimi i votuesve të rinj. Njerëzit e Kosovës e kanë vlerësuar ndryshimin e LDK-së, por nuk e kanë parë të mjaftueshëm këtë ndryshim. Do të bëj më shumë ndryshime, sepse duhen’’, tha Abdixhiku

Lajme të ngjashme