Abbott në takim lamtumirës me Kurtin: Festuam miqësinë e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë - NACIONALE

Abbott në takim lamtumirës me Kurtin: Festuam miqësinë e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicholas Abbot, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, ka takuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Për takimin lamtumirës me Kurtin, ka njoftuar vetë ambasadori Abbott.

Sipas Abbottit, ai dhe Kurti kanë festuar miqësinë e veçantë midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Sot mbajta takimin tim të lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti. Biseduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke përfshirë forcimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit. Dhe ne festuam miqësinë e veçantë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme