Abazoviq e pret në takim komandantin e KFOR-it: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it të udhëhequr nga komandanti Angjelo Ristuca.
Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Malit të Zi mbështet dialogu dhe të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.
“Qeveria e Malit të Zi mbështet fuqishëm KFOR-in në përpjekjen e tij për të garantuar sigurinë në veri të Kosovës. Jemi gjithashtu të lumtur që ushtarët tanë janë atje dhe po kontribuojnë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.” – citohet të ketë thënë kryeministri Abazoviq, duke theksuar se angazhimi i NATO-s për të vazhduar angazhimin e saj në Kosovë është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Tutje, Abazoviq ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen dialogut dhe të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Orhit.
“Ne duhet të jemi një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe tolerante, që vlen për të gjithë rajonin. Duhet të përqendrohemi te brezat e ardhshëm dhe interesi i brezave të ardhshëm nuk është që të merren me bishtat e së shkuarës. Nuk mendoj se është në interes të askujt. Prandaj i bëjmë thirrje të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit, që t'i kthehen dialogut dhe të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e cila së fundi u arrit në Bruksel dhe Ohër.” – ka thënë ai.
Ndërkaq, komandati i KFOR-it, ka falënderuar qeverinë malazeze duke thënë se shpreson që për zgjidhje sa më të shpejtë për situatën në Kosovë.
