Abazovic nuk e vlerëson si akt tradhëtie marrëveshjen me kishën serbe - NACIONALE

Abazovic nuk e vlerëson si akt tradhëtie marrëveshjen me kishën serbe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Malit të Zi i zgjedhur së fundi, Dritan Abazovic nuk e vlerëson si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, po më tepër si afrim drejt pajtimit.

Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, deklaroi Abazovic.

Ndërsa dje, partia e presidentit Milo Gjukanoviq, lëshoi një deklaratë ku i kushtohet rëndësi ndryshimit të drejtimit politik të Malit të Zi, meqë rast theksohet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviq u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar, raporton RTCG./Gazeta Blic

Lajme të ngjashme