Abazi tregon pse Kurti u ftua në ShBA nga demokratët: Është përfaqësuesi më dinjitoz mes shqiptarëve - NACIONALE

Abazi tregon pse Kurti u ftua në ShBA nga demokratët: Është përfaqësuesi më dinjitoz mes shqiptarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boiken Abazi, aktivist i njohur i VV-së nga Shqipëria, ka bërë një interpretim interesant në lidhje me udhëtimin e kryeministrit Albin Kurti në ShBA, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike.

Në shkrimin e tij, Abazi ka treguar arsyen, gjithnjë sipas tij, se pse PD-ja amerikane e ftoi Kurtin në Koventë.

Sipas tij, kjo ftesë lidhet me përfaqësimin politik “më dinjitoz” mes shqiptarëve të Kurtit.

Shkrimi i tij i plotë:

Pse u ftua Albin Kurti në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane jo vetëm si publik, por edhe si panelist në njërin prej diskutimeve që u mbajtën krahas konventës? Ka vetëm një arsye racionale për këtë: Partia Demokratike Amerikane kërkon edhe mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale, dhe Kurti për ta është përfaqësuesi politik më dinjitoz mes shqiptarëve. Nuk di të ketë patur ndonjë udhëheqës tjetër politik shqiptar si panelist në konventat e partive në ShBA për këto zgjedhje presidenciale.

Ky lloj vlerësimi që i kanë bërë KM Kurti nuk është pak. Populli dhe diaspora shqiptare duhet ta kapitalizojë këtë moment.

Dëgjova fjalimet e Kamala Harris dhe Tim Ëaltz në Konventë dhe po të kisha të drejtën e votës në ShBA pa dyshim që do i votoja.

Lajme të ngjashme