Abazi për draft-statutit e Asociacionit: Është i keq, është propozim final - NACIONALE

Abazi për draft-statutit e Asociacionit: Është i keq, është propozim final

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet i pavarur i Kuvendit të Koosvës, dikur deputet i VV-së, ka komentuar draft-statutin shumë të përfolur të Asociacionit.

Në Tëvë 1, ai ka thënë se draft-statuti nuk po publikohet sepse është i keq.

Tutje, ai ka thënë se draft-statuti është propozim final.

“E kam parë draft-statutin e propozuar. E kam parë dhe pika shtatë është krejt e re kundrejt marrëveshjes 2013-2015. Për brenda përkufizimit të vetë menaxhimit, Asociacioni merr kompetenca në sektorin e shëndetësisë, sektorin e arsimit dhe sektorin e sigurisë. Asociacioni prek edhe nivelin qendror. Në fakt nuk është më draft, nuk duhet as ta keq informojmë publikun. Ai është propozimi final i cili është dërguar në tavolinë nga liderët evropianë dhe është pranuar nga Kurti.” – tha Abazi në Tëvë 1.

Lajme të ngjashme