Abazi nga Amerika thotë se Kosova është futur në kurth, kërkon ndihmën e SHBA-ve - NACIONALE

Abazi nga Amerika thotë se Kosova është futur në kurth, kërkon ndihmën e SHBA-ve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti aktualisht i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë të ditur se është takuar në Kongresin Amerikan nga Kongresisti Jim Costa.

Abazi në Facebook ka thënë se më të ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe luftën Rusi-Ukrainë.

“Për më shumë se një orë kemi diskutuar nevojën për të parë qartazi rrjedhën e procesit të dialogut dhe ndikimin direkt për proceset integruese Euro- Atlantike për Kosovën.” – ka shkruar Abazi.

Më tej, ai ka kërkuar nga SHBA që ta ndihmojë Kosovën nga “kurthi ku është futur”.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe formimi sipas kërkesës së Serbisë do të thellonte tutje hendekun dhe problematizonte rolin e minoritetit Serb në Kosove si instrument politik e relegjioz i Begradit e që është në kundërshtim me funksionalitetin e shtetit të Kosovës.Andaj SHBA duhet që të ndihmojnë vendin tonë për të dalur nga kurthi ku është futur. Nuk mund të lejohet që Serbia e pa reformuar të jetë faktor bllokues i procesit të integrimit Evropian të rajonit.” – ka shkruar Abazi.

Shkrimi i tij:

Lajme të ngjashme