Abazi: Modelit i dy Gjermanive buron nga Beogradi, Kosova mund të pranojë këtë model vetëm në raport me Shqipërinë - NACIONALE

Abazi: Modelit i dy Gjermanive buron nga Beogradi, Kosova mund të pranojë këtë model vetëm në raport me Shqipërinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sipas modelit të dy Gjermanive buron nga qarqe të Beogradit.

Ai ka thënë se Kosova mund të pranojë një model të tillë vetëm në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigje ndaj sabotimit të Serbisë por asesi në raport me Serbinë.

Postimi i plotë:

Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm. Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Balkan por asesi në raport me Serbinë. Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se dy shekuj radhazi.

Lajme të ngjashme