Abazi: Me 1999 kemi pasur përkrahjen e plotë të Shqipërisë, sot Rama mbanë anën e Vuçiqit - NACIONALE

Abazi: Me 1999 kemi pasur përkrahjen e plotë të Shqipërisë, sot Rama mbanë anën e Vuçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i pyetur nëse Kosova ka kapacitete për të hyrë në një luftë të mundshme me Serbinë, në RTK Prime, ka thënë se edhe për Ukrainën është thënë se nuk mund të qëndrojë në luftë më shumë se dy ditë por nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Edhe për Ukrainën ka pasur interpretime se nuk mund të qëndrojë dy ditë në luftë”, tha ai.

Tutje, Abazi ka thënë se dallimi mes tash dhe vitit 1999 është se në atë kohë Kosova ka gëzuar përkrahjen e plotë të Shqipërisë sepse kemi pasur përkrahjen e plotë, por tash, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar duke akuzuar kryeministrin Rama se po mbanë anën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Rusia ka një dorë të zgjatur në Ballkan dhe objektivat gjithmonë kanë qenë një prezencë, influencë e jashtëzakonshme që tentojnë ta vendosin, ose rivendosin në Ballkan. Mbi të gjitha, kultura e luftës jeton me Serbinë. Këtu kemi një problem, që nuk e kemi pas në 99, ka qenë hapja e përkrahja e plotë e Shqipërisë për Kosovën. Sot Rama e arsyeton veprimin e Vuçiqit, por fatmirësisht që NATO e ruan stabiltetin në Kosovë. Në rast të një konflikti, Shqipëria do të mbante anë nga Serbia Trimërimi i Vuçiqit për këto deklarata, vjen edhe nga Rama”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme