Abazi: Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate të energjisë - NACIONALE

Abazi: Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate të energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka thënë se duhet të veprohet urgjent për të vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

Abazi përmes një konference për media ka deklaruar se ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.

Dua të tërheq vëmendjen në pjesë të rëndësishme të raportit në lidhje me sektorin e energjisë, që në fakt janë në përputhje me deklarimet dhe kërkesat e mia që kam bërë. Raporti thotë qartë në shtyllën e katërt që është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”, ka thënë ai.

Abazi ka propozuar ndërrimin e bojlerëve që ngrohen me rrymë në shtëpitë në Prishtinë në ngrohje me kogjenerim.

Vetëm ndryshimi i bojlerëve që janë me rrymë në shtëpitë dhe banesat kolektive në Prishtinë nga ngrohja me rrymë në ngrohje me kogjenerim, do të zvogëlonte për 30 deri në 40 për qind kërkesën për energji elektrike dhe kjo mund të bëhet shumë lehtë”, tha Abazi.

Lajme të ngjashme