Abazi i pëgjigjet akuzave të Pecit se i kërkoi favore për punësime: Kurrë
Ministri i Bujqësisë Faton Peci e akuzoi se i kishte kërkuar favore për punësime, e në anën tjetër deputeti Haki Abazi është kundërpërgjigjet se në fakt kurrë nuk i ka kërkuar asnjë favor, as atij dhe as dikujt tjetër nga pushtetarë.
“Kurrë, absolutisht. Kurrë le ta thotë hapur, përveçse nëse ka qenë ndonjë rekomandim për ekspertë të bujqësisë, anëtar familje kurrë jo, miq e dashamirë kurrë jo. Absolutisht, jo Peci, asnjë njeri. Ai mundet me e përdorë për propagandë këtë far punë, le ta thotë kur në cilin moment, me cilin njeri, kush është emri. Jo ndaj Pecit, por ndaj asnjë njeriu. Kjo ka qenë arsye pse Kurtit i ka penguar aspekti principier parimor. Unë kam menaxhuar 1 miliard euro/dollar nëpër botë. Nuk ka ardhë puna unë me i kërku Pecit me e shti në punë dikën, absolutisht jo, kurrë”, tha Abazi.