Abazi flet për takimin me “Lule Gjelin”: Thotë se nuk e dinte që ishte “agjent i VV-së”
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka dhënë detaje për takimin me personin e njohur si “Lule Xheli”, profili famëkeq mbështetës i Vetëvendosjes që denigron online kundërshtarët politikë të kësaj partie,
Abazi tha se takimi kishte ndodhur në vitin 2021, në Delaware të Shteteve të Bashkuara, dhe se në atë kohë nuk kishte dijeni për lidhje të mundshme të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jam takuar realisht në Delaware, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Abazi për Ekonomia Online.
Ai tha se personi ishte paraqitur si veprimtar shqiptar në SHBA me qasje në informacione të ndjeshme.
Sipas tij, vetëm gjatë bisedës kishte krijuar dyshime për natyrën e pyetjeve të bëra.
Abazi deklaroi se dëshminë në Prokurorinë Speciale e ka dhënë për fenomenin e identiteteve të fshehura në rrjete sociale dhe jo vetëm për një person të veçantë.