Abazi edhe këtë premte mban konferencë për media, do të diskutojë për tri tema
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka lajmëruar se edhe këtë të premte do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Për dallim nga java e kaluar që diskutoi për tema tjera, tash Abazi ka thënë se do të deklarohet për Raportin e Progresit për Kosovën dhe vizat, qasjen e Vuçiqit dhe Ramës ndaj Kosovës si dhe për shëndetin publik.
Shkrimi i Abazit:
Nesër në ora 10:00 në konferencën për media:
Raporti për Kosovën për vitin 2022+ Vizat
Çasja Vuçic- Rama për Kosovën
Shëndeti publik