Abakarov triumfon ndaj serbit në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në mundje që po mbahet në Beograd - NACIONALE

Abakarov triumfon ndaj serbit në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në mundje që po mbahet në Beograd

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka siguruar të paktën një medalje në Kampionatin Botëror të Mundjes që po mbahet në Beograd, pasi mundësi që përfaqëson shtetin shqiptar, Zelimkhan Abakarov, ka mposhtur mundësin serb Stevan Micic në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg.

Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë tash e disa kohë, për të ardhur deri në finale iu nevojitën katër luftëra.

Fillimisht në kualifikime mposhti kolumbianin Tigreros me rezultat 10:0, për ecur tutje në 1/8 e më të mirëve, ku kishte punë me kubanin Ortega, të cilin e mposhti njëlloj 10:0.

Në çerekfinale, Abakarov luftoi me Abdullaev nga Uzbekistani, të cilin e mposhti 13:2 për të arritur në gjysmëfinale.

Siç u cek më lartë në gjysmëfinale u përball me mundësin nga Serbia, që kishte përparësinë që po luftonte në vendin e tij, por kjo nuk e çorientoi fare Abakarovin, i cili fitoi edhe në këtë luftë.

Tani flamuri shqiptar medoemos do të valojë në Beograd, pasi Abakarov, humbi apo fitojë në finale, një medalje e ka të siguruar.

Zelimkhan Abakaraov finalen e zhvillon nesër me fillim nga ora 18:00 dhe do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.

Lajme të ngjashme