AAK shtron iftar për strukturat në Klinë: Koalicioni jonë është kthyer në forcë serioze politike
Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës ka shtruar iftar për strukturat e saj në Klinë. Nga aty kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shkruar se koalicioni që udhëhiqet nga ta, është kthyer në forcë serioze politike në vend.
Sipas tij, përkrahja është rritur sin ë Kosovë ashtu edhe në diasporë e edhe nga aleatët strategjikë të Kosovës.
E plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë.
Në vazhdën e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, Kryesia e Aleancës ka takuar strukturat e saj në Klinë, në një iftar të përbashkët.
Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë.
Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm. Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies.