AAK kundër Projekligjit për masat e përkohshme për produktet themelore: E dëmton rëndë tregun e lirë - NACIONALE

AAK kundër Projekligjit për masat e përkohshme për produktet themelore: E dëmton rëndë tregun e lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se edhe partia e tij nuk e përkrahin Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Lekaj ka thënë se ky projekligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se e dëmton tregun e lirë.

Është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe e dëmton rëndë tregun e lirë. Dëmton interesat e të gjitha firmave tregtare në Kosovë. Cenojnë ekonominë e lirë të tregut.”, ka thënë ai në Kuvend.

Tutje, Lekaj ka thënë se AAK ka propozuar që të largohet TVSH-ja pasi është veprim më i mirë se ky projekligj.

Ne si AAK, kemi kërkuar më shumë për largimin e TVSH-së, sesa për këtë projekligj sepse është e mirë për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.”

Ne nuk do ta përkrahim në lexim të parë. Do ta përkrahim vetëm atëherë kur do të bëhen ndryshime substanciale.”, ka thënë ai.

Edhe PDK e LDK kanë kundërshtuar këtë projekligj i cili po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme