AAK konstituon Këshillin Drejtues me 108 anëtarë, paralajmëron zgjedhjen e Kryesisë së re - NACIONALE

AAK konstituon Këshillin Drejtues me 108 anëtarë, paralajmëron zgjedhjen e Kryesisë së re

1 orë më parë

nga NACIONALE

AAK ka konstituuar sot Këshillin Drejtues, duke zyrtarizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.

Në mbledhjen konstituive, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, përgëzoi anëtarët për zgjedhjen e tyre dhe i falënderoi për kontributin e dhënë gjatë procesit zgjedhor të 7 qershorit, në të cilin partia regjistroi rritje të mbështetjes.

“Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

Sipas njoftimit, Gjini vuri theksin te nevoja për më shumë mobilizim dhe angazhim në periudhën e ardhshme, me synim forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të partisë.

“Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës”.

Aleanca bëri të ditur se procesi i konsolidimit të strukturave të saj do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Në kuadër të këtij procesi, partia njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i paraqitet për miratim edhe Kryesia e re.

“Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese”.

Lajme të ngjashme