AAK finalizon kandidaturat për zgjedhjet lokale, këta janë disa prej emrave - NACIONALE

AAK finalizon kandidaturat për zgjedhjet lokale, këta janë disa prej emrave

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për ditën e hënë, ku do të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor.

AAK-ja ka shpallur tashmë një pjesë të kandidatëve të saj për disa nga komunat kryesore. Në komunat ku aktualisht mban pushtetin – Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan – kryetarët në detyrë do të kërkojnë edhe një mandat tjetër katërvjeçar, me qëllim të vazhdimit të projekteve dhe qeverisjes lokale.

Për komunat e tjera, partia ka emëruar kandidatët në vijim:

  • Pejë – Ali Berisha
  • Prishtinë – Bekë Berisha
  • Gjilan – Nazim Gagica
  • Prizren – Besnik Krasniqi
  • Ferizaj – Xhemile Murati
  • Mitrovicë – Qazim Nimani
  • Kamenicë – Faton Jakupi
  • Junik – Agron Kuçi
  • Istog – Ukë Blakaj
  • Fushë Kosovë – Vildane Latifi
  • Podujevë – Baki Feta
  • Viti – Labinot Bislimi
  • Lipjan – Ilir Tasholli

Lajme të ngjashme