Abazoviq bëhet bashkë me pro-serbët: Do ta rrëzojmë Gjukanoviqin
Deputetët e shumicës parlamentare, Lëvizja Qytetare URA, Fronti Demokratik pro-serb dhe Demokratët kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, procedurën për shkarkimin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
“Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstituuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviq.
Pas rrëzimit të qeverisë së Abazoviq me mocionin e mosbesimit, tre partitë që fituan shumicën parlamentare, ranë dakord që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, mirëpo Gjukanoviq e refuzoi këtë nominim me aryetimin se nuk janë plotësuar kushtet.