A po shkojnë zgjedhjet e brendshme keq: VV përmes Facebook-ut i fton aktivistët e saj të votojnë - NACIONALE

A po shkojnë zgjedhjet e brendshme keq: VV përmes Facebook-ut i fton aktivistët e saj të votojnë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e dielë është ditë zgjedhjesh të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot anëtarët e saj mund të zgjedhin kryetarin e ri të VV-së, ku në garë është veç një person: Albin Kurti.

Teksa kanë mbetur edhe 2 orë deri në përmbylljen e votimeve, LVV u ka bërë thirrje aktivistëve të saj të votojnë në zgjedhjet e brendshme.

Postimi i plotë:

Të dashura anëtare dhe anëtarë të Lëvizjes, më pak se tri orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve. Votoni dhe ftoni shoqet e shokët, familjarët, të gjithë ata që ju i njihni e janë anëtare/ë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta bëjnë të njëjtën gjë nëpër shkollat afër vendbanimeve të tyre. Një ditë kaq e veçantë ku secila/i prej anëtarëve ndanë bindjen e saj/tij për kaq shumë poste të rëndësishme drejtuese brenda organizatës tonë, meriton të festohet me pjesëmarrje të lartë.

Lajme të ngjashme