“A po hani hala keksa msheft”, Syla: Po ku jeni, o populli i podcastave dhe Albin Kurtit? - NACIONALE

“A po hani hala keksa msheft”, Syla: Po ku jeni, o populli i podcastave dhe Albin Kurtit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka ironizuar me rritjen e numrit të podcastave në internet.

Ai ka thënë se në këtë mënrë ishte rritur numri i pompave të derivateve dhe radiove pas luftës.

“Ku jeni o popull i vox-popullit nëper sheshe e podcastave në internet? Menjehere mas lufte, qishtu u patën çelë pompat e benzinës çdo 5 kilometra si trafika. Pastaj menjëhere në secilën komunë, u hapën ka 2-3 radiostacione, si këpurdhat mas shiut. Pastaj i internet-kafet ja kaluan edhe numrit të çajtoreve. Tani xhamiat, si billbordat skaj auto-rrugëve, Qashtu 'qendrat e masazhit', dihet aty...”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”, duke paralajmëruar zvogëlimin e numrit të tyre.

“Tani pas këtij vlugu masiv popullor i mbyllën krejt e mbeten ka 2 a 3 copa sa për shenjë. Sot Radiot, përpos KFOR'it ma shumë transmetohen në serbisht se shqip, këto tjerat skanë mbet aty këtu ndonjë, e xhamiat thatë...Tani hygjym me dalë krejt jashtë jashtë. Tash Podcastat. Po ku jeni o populli i podcastave dhe Albin Kurtit... a po hani hala keksa msheft”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme