A po e ‘godet’ Armend Muja ambasadorin gjerman për intervistën në Klan Kosova?
Mbrëmë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ishte në Klan Kosova.
Rohde kritikoi krizën aktuale, dhe ditë më parë kishte thënë se kur dështon, duhet të ndërrohet lojtari.
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se vullneti i popullit nuk deformohet në studio të Klan Kosovës. Pa përmendu ambasadorin, Muja duket se godet Rohden.
Postimi:
Katër deputetet gra më të votuara nga katër subjektet e para në legjislaturën e nëntë janë:
1. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, 125 722 vota.
2. Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, 41 929 vota.
3. Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, 63 164 vota.
4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma Social-demokrate, Time Kadrijaj, 15 597 vota.
Albulena ka më shumë vota sesa Vlora, Doarsa dhe Timja bashkë: 125 722 përkundrejt 120 690! Vullneti i popullit të Kosovës nuk mund të deformohet në studio të Klan (në pronësi të K.G. Djakovica, Srbija).