“A je ti o shikofc i Bradashit”: Sinjali raporton se Armend Muja është denoncuar për kërcënim - NACIONALE

“A je ti o shikofc i Bradashit”: Sinjali raporton se Armend Muja është denoncuar për kërcënim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Armend Muja, është denoncuar për kërcënim.

Kështu të paktën po raporton Sinjali.

Sipas tyre, Muja i ishte drejtuar një qytetari në rrugë me një gjuhë të ashpër.

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… (emri dhe mbiemri që s’do t’i publikohet për momentin), o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, thonë tutje të njëjtat burime.

Viktima ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Lajme të ngjashme