A i largojnë investimet e huaja deklaratat e Kurtit për luftë? Përgjigjet ministrja Rizvanolli
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është pyetur pas mbledhjes së qeverisë, në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës për luftë.
Rizvanolli ka thënë se kjo nuk mund të ndikojë tek investitorët e huaj.
“Unë nuk dua të komentoj vlerësimet e tilla, mendoj se investitorët si dhe opinioni në përgjethsi në Evropë e ka të qartë mënyrën sip o zhvillohen zërat, agresioni rus në Ukrainë, dhe tentimet e Rusisë për të destablizuar rajonin. Investitorët, unë mund të them që kemi pasur shumë takime me investitorë gjatë mandatit, në përgjethsi feedback është tejet pozitiv”, ka thënë Rizvanolli.
Sipas saj, tashmë Kosova nuk po perceptohet si një vend ku dominon korrupsioni.
“Perceptimi se në Kosovë nuk funksionon ligji, është zbehur. Nga përvojat si ekonomiste, mund të them se këto janë faktorë kryesor që ndikojnë në investime të huaja direkt, dhe me keqardhje e them që shumë prej atyre gjërave për korrupsionin në nivelin e lartë kanë filluar në takime të ndryshme që kemi pasur me përfaqësues të vendeve të ndryshme. Jemi në rrugë shumë të mirë në këtë aspekt”, tha ministrja e Ekonomisë.