A i harroi Kurti kritikat e Abazit për qeverisjen e tij, ata shihen duke festuar - NACIONALE

A i harroi Kurti kritikat e Abazit për qeverisjen e tij, ata shihen duke festuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, si kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka organizuar një pritje me rastin e festave të fundvitit.

Abazi ka shpërndarë fotografi nga kjo ngjarje teksa ka treguar edhe çka ka folur para të ftuarave.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se Haki Abazi të ftuar e ka pasur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e që duket se më të nuk kanë raporte të mira.

Abazi kohëve të fundit ka qënë shumë kritik ndaj politikave të Albin Kurti dhe duket se mes tyre ka pasur një krisje.

Abazi ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet ai duke folur e Kurti duke e dëgjuar.

Ai në këtë ngjarje ka folur për punën e Komisonit për Punë të Jashtme.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë gjithë këtij viti ka ndjekur një politikë të jashtme dinamike dhe koherente, kemi punuar aty ku besojmë se kemi mundësi të bëjmë më shumë, në gjetjen e rrugëve dhe hapësirave më të përshtatshme për diskutim dhe forcim të bashkëpunimit ndërparlamentar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së.”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kujtojmë se dikur Abazi ishte njëri i dytë në Qeverinë Kurti 1.

Lajme të ngjashme