A është optimist Shefi i BE-së se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës? - NACIONALE

A është optimist Shefi i BE-së se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në një intervistë për Nacionalen është pyetur për masat ndëshkuese që rëndojnë ndaj Kosovë.

Ai në këtë intervistë ka thënë largimi i masave ndëshkuese mund të ndodhë pas përmbushjes së kërkesave nga Kosova.

Pjesë nga intervista e tij:

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës vazhdojnë tashmë gati për një vit. Ne kemi lexuar se cilat janë kushtet për largimin e ttyre, por autoritetet e Kosovës vazhdojnë të thonë se kanë arritur deeskalimin, ashtu siç është kërkuar. Si e shihni këtë?

BE-ja ka bërë kërkesa specifike ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 dhe ato i janë komunikuar në mënyrë të qartë dhe të përsëritshme palës së Kosovës.

A jeni optimist se masat mund të largohen së shpejti?

Në shtator 2023, të gjitha shtetet anëtare të BE-së potencuan se BE-ja qëndron gati për t’i larguar masat, nëse ka progres në përmbushjen e kërkesave që ekzistojnë. Në konkluzat e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli potencoi që do t’i diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti nga Përfaqësuesi i Lartë në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Ky raport do t’i prezantohet Këshillit shpejt.

Unë shpresoj që do të jemi në gjendje ta fokusojmë vëmendjen tonë në reformat që janë kritike për ta afruar Kosovën te BE-ja dhe janë në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Intervista e PLOTË

Lajme të ngjashme