A është kjo kritika më syçelëse ndaj opozitës? Shpërthimi i Mehmetajt i para disa muajve ndaj Abdixhikut dhe Krasniqit
Muaj më parë, gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” pati shpërthyer me konstatime rezultati i të cilave u pa në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit: ku opozita humbi rëndë.
Dhe arsyet e kësaj disfate, Mehmetaj i kishte artikuluar qysh më 2 tetor 2025 me fjalë prej më të mprehtave.
“Se këta janë njerëz që nuk e shtinë lëkurën në lojë”, pati thënë Mehmetaj.
Dhe pse? Sepse “Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit, çkado që ndodh në Kosovë, nuk iu ndërron gjendja...këta duhet me shku në shtëpi”.
“Këta janë njerëz që kanë standard të lartë të jetesës. Nuk kanë probleme, dhe nuk janë të lidhur me ideale, por janë bnë politikë për prestigj dhe jo mundim. Këta nuk janë gati as nuk dinë me bë atë punë. Këta janë njerëz që paret i kanë, rehatinë e kanë, komoditein e kanë. Adin veç çka dojnë këta? Veç mos mju thanë jeni me Serbinë.Këta janë njerëz që nuk e shtinë lëkurën në lojë”, thoshte ai.
Video: