A e di ministri i Shëndetësisë se çfarë ushqimi u servohet lehonave në QKUK? - NACIONALE

A e di ministri i Shëndetësisë se çfarë ushqimi u servohet lehonave në QKUK?

4 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Një lehonë e cila para pak ditëve ka sjellë në jetë një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së, po ankohet për cilësinë e ushqimit që u servohet nënave aty.

Adelina Berisha përmes një statusi ka listuar menynë ushqimore që shërbehet në këtë klinikë.

“Mëngjesi: Dita 1: Bukë me marmelatë dhe 1 got caj ose qumësht. Dita 2: Bukë me qokokrem dhe 1 gotë caj ose qumësht. Dita 3: 1 ve e zier, 1 copë djath. Përsëritet në ditët ne vijim. Dreka: Supë kryesisht miell me ndonje copë mish te bluar. Vështire të dihet cka përmban. Qorbë me patate (kryesisht uje, patate pak biber te kuq). Pire dhe gullash (gulash sërish miell me disa copa te vogla mishi). Përseritet. Darka: Shpageta, makarona te ziera qe duken si qorbë, qorbë me patate (kryesisht uje, patate pak biber te kuq)”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shprehur shqetësimin për kualitetin e mungesën e vitaminave e mineraleve në këto shujta ushqimore.

“E pastaj nga këto lehona pritet të jenë të forta ta ushqejnë foshnjen me qumësht gjiri veçanërisht ne rastet kur fëmijët janë në repartin e neonatologjisë për javë të tëra, apo fëmija është në kujdes intensiv e ka nevojë për qumësht sa më cilësor, të paisur me proteina, vitamina, minerale etj”.

“Me kushtet që ky vend u ofron lehonave, është çudi si ne gratë po vazhdojmë të lindim fëmijë. P.S. në burgje ushqimi është 100 fish me cilësor”, thuhet në reagimin e saj.

E lindë pyetja se a e di ministri i shëndetësisë kosovare se me çka ushqehen këto të hospitalizuara në QKUK?

Lajme të ngjashme