A duhet të ndalohet Lista Srpska? Ramabaja i pavendosur, orvatet me një shpjegim gjerman - NACIONALE

A duhet të ndalohet Lista Srpska? Ramabaja i pavendosur, orvatet me një shpjegim gjerman

1 vit më parë

nga NACIONALE

As/as, edhe/edhe.

Assesi të përcaktohet teleanalisti Sadri Ramabaja në një pyetje që ia ka shtruar vetes.

"A duhet te ndalohet Srpska Lista?".

Ramabaja e jep "shpate me dy teha" çështjen qe provon ta shtjelloje me nje analize javore.

Por, Ramabaja ka gjetur analogji me te cilat orvatet t'i shërbejë lexuesit përgjigjen...qe s'e ka.

Ja se si Ramabaja paramendon te jete kjo asnjenesi për (mos)ndalimin e Srpska-s.

“Debati kosovar në këtë rrafsh shpesh injoron aspekte të rëndësishme të natyrës juridike. Për shembull, programi i Listës Serbe luan rol të ndjeshëm , megjithëse ai është i rëndësishëm për debatin politik dhe procedurat ligjore. Shembulli që ndoqi Gjykata Kushtetuese Federale Gjermane në procedurat e ndalimit të NPD-së, do të mund të ishte një leksion i mirë.”

“Ndalimi i partive politike përfaqëson aktin, respektivisht “armën më të mprehtë dhe për më tepër, me dy presa të shtetit kushtetues demokratik kundër armiqve të tij të organizuar”. Ky fakt është përpunuar në detaje në dispozitat e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese Federale, kur ajo shqyrtoi rastin në fjalë përpara vendimit, madje në 298 faqet e tekstit të arsyetimit, ku gjyqtarët e Karlsruhes shpjegojnë kushtet në të cilat një parti mund të ndalohet në Gjermani. Por, siç është konstatuar në këtë rast, nëse një partie i mungon fuqia e nevojshme efektive, nuk ka “asnjë arsye për të ndaluar një parti të tillë” pavarësisht veprimtarisë së saj ndesh me kushtetutën. Ndalimi i një partie duhet marrë në konsideratë vetëm kur ai akt mund të konsiderohet si zgjidhja e fundit.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme