‘A dolën pagat a, normal që dalin’: Lladrovci fton Qeverinë t’i kthehet temave të mëdha
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi Ministria e Financave ekzekutoi pagat për grevistët.
Lladrovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se kjo Qeveri karakterizohet me zhvendosjen e vëmendjes nga “temat e mëdha”.
“Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë”, tha tutje ai.
Postimi i plotë:
A dolën pagat a, normal që dalin!
Zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje. Pagat janë temë “e vogël”, në krahasim me ato që na presin.
Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë!
Pagat në formë paradhënie?
Paradhënia e pagës, fjalor për keqardhje, nivel i lartë paditurie. Deklaratat shkel e shko, nuk i kanë hije asnjë qeverie 14 vjet pas Pavarësisë. Ligji është si llastiku, por, edhe mund të këputet!
