A do të rikthet Osmani në LDK? Zemaj: Ka zëra, por mendoj se është e pamundur - NACIONALE

A do të rikthet Osmani në LDK? Zemaj: Ka zëra, por mendoj se është e pamundur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, është pyetur rreth mundësisë së rikthimit të Vjosa Osmanit, aktualisht presidente e Kosovës, në ish-partinë e saj, pra LDK-në.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Zemaj nuk e mohoi se ka zëra aty-këtu që kërkojnë rikthimin e Osmanit në LDK, pas përfundimti të mandatit të presidentes.

Megjithatë, sipas Zemajt, një gjë e tillë duket e pamundur.

“Ka zëra aty-këtu, ndonjë militantë, ata që e duan LDK-në, por mendoj se është e pamundur. Nuk është diçka që është reale”, ka thënë Zemaj.

Lajme të ngjashme