A do të pije kafe me Edi Ramën? Përgjigjet Sali Berisha
Në një bisedë si rrallë herë, Sali Berisha me Burim Pacollin tregon se çfarë muzike dëgjon dhe se a do të pinte kafe me Edi Ramën.
Burim Pacolli: Larg rivalitetit politik, a e paramendon veten duke pirë kafe me Edi Ramën?
Sali Berisha: Unë e kam ftuar atë në debat, të dalim para shqiptarëve të gjitha projektet tona dhe çka kemi ne ndaj njëri tjetrit. Ai nuk guxon të dalë dhe ka kaluar në masë ekstreme. E ka gjetë me veten e tij ‘sy më sy’ dhe nuk ka më paraqitje para gazetarëve sepse gazetarët e shkatërrojnë ata.
Kanë një problem familjar ata me mediat. Një mbledhje që zonja Rama ftoi në pallat të gjitha gazetaret, kur ç’të dëgjojnë fjalimin aty, ju me artikuj që helmoni burrin tim. Ai është takimi i parë dhe i fundit. Rama ka tre muaj që nuk paraqitet në asnjë
Burim Pacolli: A dëgjon muzikë?
Sali Berisha: Dëgjoj.
Burim Pacolli: Çfarë zhanri më shumë?
Sali Berisha: Më shumë rock, kam qenë shumë i lidhur me Beatles, kur ishim të ri, ato ishin filozofë. Të rinjtë në dikaturë bënin çdo lloj akti, çdo lloj gjesti që të mund të sfidonin dikaturën përmes tyne.