A do të jetë kandidat për kryeministër nga AAK-ja? Deklarohet Ardian Gjini - NACIONALE

A do të jetë kandidat për kryeministër nga AAK-ja? Deklarohet Ardian Gjini

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende pret të formalizohet nga organet e partisë.

Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Këshillit Drejtues të subjektit politik ku bën pjesë.

“Është thënë, është përmend, formalizimin e fundit e bën Këshilli Drejtues i Aleancës. Ne kemi hyrë në një proces, por duhet me prit formalizimin, është korrekte prej meje. Ekziston një bindje gogja e gjerë se duhet me qenë kështu, formalizimi bëhet në organet e Aleancës, që është Këshilli Drejtues”.

Gjini foli edhe për zgjedhjet e brendshme në parti, duke bërë të ditur se ka shpallur kandidaturën për të udhëhequr AAK-në.

“I kemi nis zgjedhjet e brendshme në Aleancë dhe unë e kam shpall kandidaturën, për shkak të vendimeve të fundit dhe për shkak të zgjedhjeve të mundshme, Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim me pezulluar procesin e zgjedhjeve, për shkak se nuk mund t’i kemi dy”.

“Gjasat janë reale, por prapë duhet me pasë kujdes dhe me prit derisa të ndodh formalisht”, shtoi ai më tej kur u pyet për kandidimin e tij të mundshëm për postin e kryeministrit nga radhët e kësaj partie.

Lajme të ngjashme