A do të bëhet Shqipëria anëtare e përhershme e Bordit të Paqes?
Ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka folur rreth ftesës së Presidentit amerikan Donald Trump që Shqipëria t’i bashkohet Bordit të Paqes.
“Duhet të sqqaroj që në fillim se Bordi i Paqes nuk është vetëm për Gazën edhe pse zgjidhja atje ka një urgjencë më të madhe dhe buron ng aplani i Presidentit Trump me 30 pika” – tha Spiropali në një konferencë për media.
Ajo nuk ka treguar nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e përhershme e Bordit.
Tha se ky mekanizëm, ‘nuk i bën karshillëk Kombeve të Bashkuara’.
“Shqipëria do shohë në vijim angazimet. Është organizëm sui generis por për asnjë arsye nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara, përkundrazi rrjedh nga një Rezolutë e Kombeve të Bashkuara” – tha Spiropali.