A do ta intervistojë sot Komisioni për Energji Ambasadorin Martin Berishaj
Gjatë ditës së sotme Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike I miratuar nga Qeveria e Kosovës nga ora 11:30, do të mbajë mbledhje.
Në rend dite edhe për këtë mbledhje do të jetë intervistimi i Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci. Nuk dihet nëse Berisha do të marrë pjesë në këtë intervistim.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, ambasadori Berishaj kishte kërkuar kohë nga institucionet e Kosovës rreth ftesës për ta intervistuar.
Ndryshe komisioni hetimor i energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.
Kujtojmë se Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj, kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar