900 banda në Kosovë: Këshilltari i Presidentes thotë se ajo mendoi për ‘raste’
Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani për “Politico” se janë shkatërruar 900 banda në Kosovë, në vitet e fundit, ka shkaktuar tërmet reagimesh.
Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, i ka thënë Klanit se Presidentja nënkuptonte ‘rastet që kanë ndodhur në vendin tonë’ e jo bandat.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit” – thuhet në përgjigjen e këshilltarit të Osmanit, z.Bekim Kupina.