90% e popullit në Viber beson se Kurti po mbulon dështimet duke folur për luftë [Sondazhi] - NACIONALE

90% e popullit në Viber beson se Kurti po mbulon dështimet duke folur për luftë [Sondazhi]

4 vjet më parë

nga NACIONALE

90% e lexuesve të Nacionales në Viber besojnë se kryeministri Kurti flet aq shumë për luftën vetëm e vetëm për t'i mbuluar dështimet.

Nga 884 vota sa ishin gjithsej, 809 shkuan për këtë opsion, duke vendosur kështu një përqindje të fortë rreth asaj se çka mendojnë lexuesit për deklarimet e Kurtit, që në fakt janë të përsëritura.

Të fundit herë, shefi i ekzekutivit kosovar, çështjen e luftës e përfoli në një media kroate.

Është interesant edhe fakti se 3% e lexuesve tanë besojnë se Kurti dëshiron t'ua çelë sytë Perëndimit, andaj edhe po i bën këto deklarime, që brenda vendit po shihen si problematike.

Në anën tjetër, 1% e respodentëve që morën pjesë në këtë sondazh, mendojnë se njëmend ka rrezik lufte.

Kujtojmë se në grupin respektiv të Nacionales në këtë platformë janë mbi 11 mijë anëtarë, grup në të cilin pjesë mund të bëheni edhe ju, duke klikuar KËTU.

Me anëtarësim këtu, ju mund të informoheni të parët me lajmin e fundit.

Lajme të ngjashme