9.1 milionë euro nga taksat, Hoti: Majtistët shtetëzuan terminalet që do të paguhen nga qytetarët - NACIONALE

9.1 milionë euro nga taksat, Hoti: Majtistët shtetëzuan terminalet që do të paguhen nga qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar ndarjen e buxhetit për vitin 2023 për renovimin e terminaleve doganore.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për rinovimin e tyre do të shpenzohen 9.1 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore. Por tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave. Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Hoti tutje ka thënë se me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.

Lajme të ngjashme