83% e lexuesve të Nacionales në Viber mendojnë se Rama ka bërë më shumë se Berisha për Kosovën
Në Kuvendin e Shqipërisë sot u diskutua projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”
Kjo çështje u performua me tone të ashpër nga deputetet e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Madje akuza të ndërsjellta pati edhe nga krerët e këtyre subjekteve Edi Rama dhe Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha replikoi nga ulësja me kryeministrin Rama teksa ky i fundit i përsëriste akuzat se kishte furnizuar tanket e Millosheviçit me naftë.
Ndërkaq Berisha iu afrua Ramës tek foltorja ku iu drejtua me fjalët “burracak dhe i paftytyrë”
Lidhur me këtë debat, Gazeta Nacionale ka hapur sondazhin në grupin e Viberit ku janë pyetur se kush ka kontribuar më shumë për Kosovën, Rama, Berisha apo presidenti në largim Ilir Meta.
Sipas lexuesve anëtarëve të Nacionales në Viber, kreu socialist është ai që ka bërë më shumë për çështjen e Kosovës, 83 për qind apo 691 persona mendojnë se Edi Rama ka bërë më shumë për Kosovën kundrejtë kreut demokrat Berisha, për të cilin vetëm 16 për qind apo 133 lexues e shohin si kontribues më të madh të Kosovës.
Kurse për ish-kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kanë votuar vetëm tre lexues.

Në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.