80 euro dhe 110 euro: Sa do të kompensohen prindërit për librat e fëmijëve?
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur edhe këtë vit që librat për nxënësit të mos dërgohen falas nëpër shkolla për nxënësit, por që prindërit të kompensohen me para për t’i blerë tekstet shkollore.
Për nxënësit prej klasës së parë deri në të pestën, prindërit do të subvencionohen me 80 euro, kurse për nxënësit prej klasës gjashtë deri në të nëntën, kompensimi do të jetë 110 euro.
“Sipas kërkesave që kemi pranuar nga drejtoritë komunale, sivjet kemi 218 mijë nxënës nga klasa 1 deri në të pestën, dhe nga klasa 1 deri 5 subvencionim do të jetë në vlerë prej 80 eurove, kurse për nxënësit prej klasës 6 deri në 9 do të jetë 110 euro. Në mënyrë që gjithçka të finalizohet me sukses është e rëndësishme bashkëpunimi me shkollat, prindërit dhe palët e tjera. Do të jemi në dispozicion në vazhdimësi për përgjigje në çdo pyetje”, tha ministrja Nagavci.
Metoda e njëjtë ishte përdorur edhe vitin e kaluar dhe kishte pasur shumë kritika.
Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës.