75-vjetori i themelimit të KiE-së, Kurti: Kosova plotëson kriteret për t’u bashkuar - NACIONALE

75-vjetori i themelimit të KiE-së, Kurti: Kosova plotëson kriteret për t’u bashkuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Europës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në Evropë duke thënë se "ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim."

Sipas tij, Kosova ka plotësuar kriteret për anëtarësim dhe kjo nënkupton forcën e demokracisë sonë dhe sundimin e ligjit.

“Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Europës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme