75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit - NACIONALE

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 75 aksidente trafiku.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, 44 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me dëme materiale, ndërsa 31 të tjera me persona të lënduar.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 577 gjoba trafiku. Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe 12 persona për vepra të ndryshme lidhur me sigurinë rrugore dhe rendin publik.

Lajme të ngjashme