7 të lënduar pas aksidentit të djeshëm në Skenderaj - NACIONALE

7 të lënduar pas aksidentit të djeshëm në Skenderaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një aksident në Skenderaj në të cilën kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Siç thuhet në raportin e Policisë, lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 3 femra.

Policia tregon se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Skenderaj 04.12.2022 – 12:25. Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme