6 kushtet e Kurtit, Rruta e PSD-së: Po mundohet ta ruaj imazhin e tij
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka shkruar një status në lidhje me gjashtë kushtet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për Asociacionin.
Me anë të një postimi në Facebook, Rruta ka pyetur nëse këto 6 kushte i janë dërguar Serbisë, BE-së dhe SHBA-së.
“6 kushtet, dje, a i janë dërguar Serbisë, BE-së dhe SHBA-së, apo ishin vetëm për përdorim të brendshëm? Apo nuk ka nevojë sepse në fakt ata (palët tjera) tashmë e kanë kuptuar që Asociacioni është pranuar”, ka shkruar Rrusta.
Tutje, ajo ka thënë se kryeministri Kurti përmes 6 kushteve po mundohet ta ruaj imazhin e tij.
“Imazhin që po i zbehet, prej njeriu të guximshëm dhe parimor, duhet shpëtuar disi. E pse mos te fillojmë prej emrit të Asociacionit? - mendon ai.
Teksa nuk i ndryshoi kornizat politike, atëherë performoi rezistencën. Krejt përpjekja e tij po del me qenë e reduktueshme në gjeste”, ka shkruar ajo.
