55 vjeçari nga Kosova bën vetëvrasje pasi vret një person në Gjermani - NACIONALE

55 vjeçari nga Kosova bën vetëvrasje pasi vret një person në Gjermani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 55-vjeçar nga Kosova, i kërkuar si i dyshuar, u zbulua disa orë më vonë me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë, albinfo.ch.

Një 36-vjeçar u vra nga të shtënat në një kioskë në Dormagen, në jug të Dyseldorfit. Këtë e ka bërë të ditur policia e Dyseldorfit të premten, shkruan

I dyshuari 55-vjeçar u gjet pak orë më vonë në anë të rrugës, afërsisht një kilometër larg, me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë.

Sipas rrethanave, 55-vjeçari është vetëvrarë. Pranë tij është gjetur një armë zjarri. Tashmë po hetohet nëse është edhe arma e vrasjes së 36-vjeçarit.

Hetuesit po kërkojnë lidhjen midis krimit dhe të shtënat me armë në Westerwald, Rhineland-Pfalz, rreth 90 kilometra nga Dormagen. Aty janë gjetur dy persona të plagosur me armë zjarri.

Bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili i ka marrë jetën një personi në Dormagen, raporton gazeta “Bild”.

Prandaj, ai duket të ketë shkuar me makinë në Westerwald pas krimit dhe më pas të ishte kthyer menjëherë. Njëri nga dy personat thuhet se ka ndërruar jetë ndërkohë, raporton gazeta.

Krimi i parë ndodhi në një kioskë në lagjen Hackenbroich të Dormagen-it. Disa persona kanë qenë dëshmitarë të të shtënave ndaj 36-vjeçarit. Zona përreth kioskës është rrethuar. Në të, mjekët ligjorë kanë bërë sigurimin e gjurmëve.

Ata më vonë kontrolluan një makinë me qira të parkuar përpara saj.

Qindra oficerë policie ishin në kërkim të autorit. Rrethanat e krimit janë ende duke u hetuar.

Lajme të ngjashme