“50 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga përleshjet në Çad” - NACIONALE

“50 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga përleshjet në Çad”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Qeveria e udhëhequr nga ushtria në Çad thotë se 50 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur në një ditë proteste që kërkon një tranzicion në demokraci.

Kryeministri i sapoemëruar Saleh Kebzabo ka njoftuar se disa nga protestuesit ishin të armatosur, duke bërë të ditur se mes të vrarëve ka edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ndërsa, qeveria ka shpallur shtetrrethim në kryeqytet dhe dy qytete të tjera të prekura nga protestat, një lider i opozitës ka thënë për BBC-në se protestat do të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e demonstruesve.

Lajme të ngjashme