49-vjeçari plagosi fqinjin e tij 23-vjeç - NACIONALE

49-vjeçari plagosi fqinjin e tij 23-vjeç

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 23-vjeçar është plagosur nga fiqnji i tij 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”.

Pas një sherri të shkurtër mes dy fqinjëve, Ronaldo Mejdani, 23 vjeç, është plagosur nga 49-vjeçari Albert Ostreni, shkruan Abc News.

23-vjeçari është transportuar menjëherë në spital, ku po trajtohet nga mjekët. Ngjarja po hetohet nga policia.

Në përgjigje të plagosjes në Tiranë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka ngritur një patrullë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në hyrje të qytetit të Elbasanit, në përpjekje për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:.

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Lajme të ngjashme